RDK: Samiti fundit i BE-së i dha përgjigje diplomacisë folklorike të Ali Ahmetit

Kryesia Qendrore e RDK nën udhëheqjen e kryetarit Rufi Osmani në mbledhjen e saj të rregullt në vigjilje të ndërrimit të moteve diskutoi në shumë çështje nga aktualiteti partiak, politik dhe ekonomik në vend. Forumi më i lart ekzekutiv i RDK konstatoi me kënaqësi se tashmë degët më të mëdha të RDK-së kanë përfunduar procesin e rifreskimit të radhëve, duke konsoliduar radhët e veta në masë të konsiderueshme. 

“Ky konsolidimin i bazës partiake tashmë krijon parakushtet e domosdoshme që në pjesën e parë të vitit 2014 të përfundon edhe procesi i riformatimit të Kuvendit Qendror dhe të Kryesisë Qendrore të RDK-së. Kryesia Qendrore rikonfimroi qëndrimin e manifestuar nëpërmjet deputetëve të saj se zgjedhjet presidenciale të marsit 2014 kanë kuptim për shqiptarët vetëm nëse partitë politike shqiptare do të kenë një kandidat konsensual shqiptare”, thuhet në komunikatën e RDK-së.

Më tej thuhet se, konkluzionet e fundit nga samiti i radhës i komisionit evropian rri përsëritën shuplakën e radhës për politikat e gabuara anti-integrues dhe anti-demkoratike të qeverisë aktuale VMRO-BDI dhe të vetmit lider politikë në vend që nuk duan të pranojnë këtë debakël jo vetëm integrues por edhe të se ardhmes së këtij vendi janë tandemi Gruevski dhe Ahmeti.

“Samiti fundit i BE-së i dha përgjigje të merituar edhe diplomacisë folklorike dhe demode të Ali Ahmetit me ekipin e tij duke i radhitur në grupacionin e politikanëve humbës që janë amatorë  diplomatik ndërsa shohin ëndrra ditën se do të zgjedhin çështje komplekse si çështja me emrin” thotë RDK-ja. 

Sipas kësaj përtie, ky folklorizëm diplomatik i BDI-së është shumë produktiv në plan të brendshëm dhe identifikohet me ardhjen e Car Dushanit, Kryqin 55 metra i lartë në Aerodrom, pasigurinë totale të të rinjve shqiptarë në Shkup dhe mungon vetëm ardhja e Stalinit dhe Leninit që të plotësohet mozaiku.  

RDK është e bindur se rrugdalje e vetme nga ky bankrot i paevitueshëm i vendit është riformatimi i shumicës parlamentare dhe krijimi i një qeverie teknike me bazë të gjerë, qeveri e cila do rikrijonte parakushte institucionale për organizimin të zgjedhjeve të lira dhe demokratike si parakusht për ndërprerjen e procesit të falimentimit të vendit në të gjitha drejtimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button