Xhelili: Ku shkojnë paratë e sigurimit për punësimet e rreme të Qeverisë?

Edhe ky buxhet ne esence është vazhdim  politikave te gabuara buxhetore me te cilat synohet te blihet lojaliteti i pensionisteve, shtresave sociale, administratoreve dhe buqëve ne funksion te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare, pavarësisht nga fakti qe me këto politika buxhetore, përgatitet skenari i bankrotit buxhetor i vendit tone, ka vlrësuar deputeti i RDK-së, Naxhi Xhelili në diskutimin e tij për projektbuxhetin e vitit 2014.   

Deputeti i RDK-së, Naxhi Xhelili, thotë se në  parim ky projekt buxhet nuk meriton përkrahjen e deputeteve sepse dinamika e rritje se buxhetit është mbi dinamiken e rritjes reale te PBB dhe se kjo rritje buxhetore do te financohet ekskluzivisht me rritje te deficitit buxhetor, deficit ky prej 10,5% te shpenzimeve buxhetore me i lart ne financat publike te vendit ne këto 10 vite.  

“Problemi baze i projeksioneve buxhetore te kësaj qeverie lidhet me faktin se ne mase te konsiderueshme ka futur shëtitin ne borxhe duke i përdorur qindra miliona euro për projekte kapitale joproduktive te cilat projekte do te krijojnë shpenzime te reja fikse për mirëmbajtjen. Kulminacioni i këtyre politikave inventive kapitale joproduktive dhe korruptive është pa diskutim projekti Shkupi 2014”, thotë Naxhi Xhelili.  
   
Xhelili, thotë se kjo qeveria manipulon edhe me numrin e te punësuarve. Ministri Stavreski vetë ka deklaruar se  ka rritje te punësimit ne pese vitet e fundit për 100 mije vetë, ndërsa nuk  është në gjendje të argumentojë,  nje fakt të thjesht,  se pse deficiti vijues ne Fondin Pensional tejkalon 200 milion euro. 

Lidhur me këtë, Xhelili, thotë se pyetja  që nuk ka përgjigje është se  ku shkojnë paratë e sigurimit pensional për 100 mije te punësuar te rinj qe deklarohen si punësime nga qeveria aktuale. “Ne këtë mënyrë, sipas tij, argumentohet se realisht nuk ka punësim”.

Lajme të ngjashme

Back to top button