Shkup, policia dhe protestuesit kundër car Dushanit ndeshen në Çarshi (VIDEO)

Policia dhe njësiti special ka ndaluar dhjetëra demonstrues në tentimin e tyre të arrijnë deri tepërmendorja e car Dushanit.

Siguri e madhe policore ishte e vendosur në sheshin e Shkupit  ndërsa një pjesë e tyre u drejtuan kah qendra tregtare Mavrovasja. Policia ua ndaloi lëvizjen demonstruesve dhe i ndaloi para hyrjes së Çarshisë së vjetër në Shkup.

Demonstruesit revoltën e shprehën rreth 30 minuta ku më pas u tërhoqën. Megjithatë, sigurimi policor ende qëndron para urës “Syri “.

Lajme të ngjashme

Back to top button