Zv/kryeministri Halili: Zgjedhjet e 5 qershorit janë zgjidhje e krizës

Festim Halili, Zëvendës Kryeministri i ri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në intervistën e tij të parë tha se zgjedhjet e 5 qershorit do të duhet të jenë zgjidhja e krizës. Ai thotë se do të pasojë një periudhë diskutimesh me të gjithë faktorët që të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje. Ai tha se ndonëse “ekipi” i ri i ministrave është jo shumë i njohur për publikun, ai gjithmonë ka qenë në prapavijë. Sipas tij nuk është me rëndësi se sa gjatë do ketë këtë posti, por sa me sukses do ta kryejë.

Duke folur për Programin 200, që do të transmetohet sonte në Alsat M, në ora 22.30. ai u përgjigjet pyetjeve tejet direkte, që nga “a kishte menduar ndonjëherë se mund të zëvendësonte “të pazëvendësueshim” Musa Xhaferri?” “A e ka këtë post me meritë?” e deri tek problemet me krizën politike dhe “a duhet shqiptarët të flejnë tani rehat?” me ardhjen e ministrave të rinj dhe pa përvojë.

Festim Halili, Zëvendës Kryeministri i ri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në intervistën e tij të parë flet për gjithë reagimet rreth ndyshimit të përfaqësuesve shqiptarë në qeveri.Që nga “a kishte menduar ndonjëherë se mund të zëvendësonte “të pazëvendësueshim” Musa Xhaferri?” Apo, “a e ka këtë post me meritë?” e deri tek problemet me krizën politike dhe “a duhet shqiptarët të flejnë tani rehat?” me ardhjen e ministrave të rinj dhe pa përvoje. #Programi200#AlsatM, E martë 22.30.#NazimRashidi

Posted by 200 on 2016-04-12

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button