Varësia në sheqer e ngjashme me varësinë në drogë

Në një studim të ri të dalë nga Queensland University of Technology (QUT) në Australi, studiuesit sugjerojnë se në të ardhmen, varësia e sheqerit mund të trajtohen në të njëjtën mënyrë si varësia në drogë, raporton Medical Daily.

Hulumtimi i tyre ka treguar se minjtë e varur në sheqer mund të trajtohen me medikamente që tatojnë edhe varësinë në nikotinë. Njësoj si varësia në alkool dhe drogë, konsumimi i niveleve të larta të sheqerit rrit nivelet e dopamine-ës në tru dhe aktivizon të njëjtat rrugë të shpërblimit.

Pasi njerëzit hanë sasi të konsiderueshme të sheqerit çdo ditë për një periudhë të gjatë kohe, ata përjetojnë një reduktim në nivelet e dopaminës e cila i nxit që ata të hanë edhe më shumë sheqer për të ngritur nivelin e saj sërish. Është një cikël i varësisë që lë personin vazhdimisht të pakënaqur dhe duke dashur më shumë.

“Si varësia në drogë dhe format e tjera të abuzimit, tërheqja nga ekspozim kronik në sheqer mund të rezultojë në një çekuilibër të nivelit të dopaminës, dhe të jetë aq e vështirë sa heqja dorë nga to “, tha kryesuesi i studimit, Bartlett në një deklaratën për shtyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button