Shpërthejnë dy autobusë, vriten 14 persona në Afganistan

Një sulmues vetëvrasës taliban, në një motor, vrau sot të paktën 12 rekrutë të ushtrisë të cilët ishin në një autobus, në lindje të Afganistanit, disa orë pasi një sulmi të ngjashëm që vrau dy persona në Kabul.

Shpërthimi i fundit goditi një autobus në qarkun Sorkh Rud të provincës Nangarhar, me kufi me Pakistanin, duke lënë 12 ushtarë të vrarë dhe 38 të plagosur, raporton Reuters.

Disa zyrtarë thanë se pritet që numri i viktimave të rritet.

“Bombarduesi vetëvrasës ishte në një motor me tre rrota dhe kishte në shënjestër rekrutët e rinj të ushtrisë të cilët niseshin për trajnimin në Kabul,” tha një zyrtar i policisë, i cili kërkoi të mos identifikohet për shkak se ai nuk ishte i autorizuar për të diskutuar çështjet që kanë të bëjnë ushtrinë afgane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Dawlat Waziri ka konfirmuar se një prej autobusëve të ministrisë, që mbante rekrutët e ushtrisë, ishte sulmuar.

Disa orë më parë, një bombë goditi një mini-autobus që transportonin e punëtorëve të Ministrisë së Arsimit në Kabulin lindor, duke vrarë dy vetë dhe plagosur shtatë të tjerë, ka njoftuar ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button