Qukat, ja arsyeja pse ekzistojnë

Vajzat me quka (por edhe meshkujt, ndoshta) janë shumë në modë në ditët tona. Ato pikat e mrekullueshme natyrale janë një trend më vete në Instagram dhe makeup artistët nxisin vajzat t’i pikturojnë për një pamje unike dhe të freskët. Nëse ti i ke natyralisht, me siguri po ndihesh e bukur.

Por qukat nuk ekzistojnë vetëm që ti të dallohesh nga të tjerët. Ka një arsye shumë interesante pse disa njerëz i kanë, siç shpjegohet nga SciShow në seritë në YouTube.

Sipas tyre, qukat prodhohen nga qelizat melanocite, që formojnë pika të vogla në lëkurë ku ka një përqendrim të melaninës. Mos u shqetësoni: melanina, siç mund ta dini, është thjesht një proteinë që prodhon ngjyrën e lëkurës, të syve dhe flokëve, kështu që kur prodhohet më shumë, ti bëhesh me quka. Që shpjegon edhe pse disa nga ne mbushen me quka kur marrim shumë diell në pushime.

Por qukat nuk janë një shenjë që ke qëndruar në diell shumë gjatë: ato dyfishohen si një ekran mbrojtës natyral, duke mbrojtur lëkurën nga rrezet UV të diellit. Mos e hidhni kremin me SPF 50. Ai duhet, gjithsesi, gjithmonë.

Ato shfaqen dhe zhduken në varësi të kohës që je e ekspozuar në diell, prandaj ato zbehen në dimër. Nuk duhen ngatërruar me njollat gjithsesi, të cilat ngelen pavarësisht ekspozimit tënd në diell.

Kështu që, nëse po ndihesh e pasigurt për shenjat e bukurisë, thjesht kujtohu që trupi yt është mahnitës dhe i ndërtuar me përsosshmëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button