Informimi për zgjedhjet është akt serioz

[Recension: LSDM-ja feston nëpër rrugë për shkak se nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor]

Duhet të hapen katër sy kur raportohet, veçanërisht për çështje të rëndësishme dhe delikate në skenën politike të Maqedonisë, bile edhe atëherë kur bëhet fjalë për medie që i dedikohet bashkësisë maqedonase në Australi. Nuk është për t’u anashkaluar fakti se diaspora ka të drejtë vote dhe lajmet për zgjedhjt janë shumë të rëndësishme për ta dhe për informimin e tyre.

silo sdsm slavi izboriLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja feston nëpër rrugë për shkak se nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor

Data dhe koha e publikimit: 07.04.2016, 00:25

Data e recensionit: 08.04.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

INFORMATË E GABUAR

Menjëherë duhet të themi se titulli nuk është i vërtetë: “LSDM-ja feston nëpër rrugë për shkak se nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor”.

Në fakt, nuk është e vërtetë se nuk ka zgjedhje dhe se për këtë arsye LSDM-ja feston nëpër rrugë. E vërteta është se, siç qëndrojnë punët, zgjedhje do të ketë, mirëpo nuk do të marrë pjesë LSDM-a. Kështu deklaroi lideri i partisë opozitare, Zoran Zaev. Kjo ka shumë dallim nga ajo se nuk do të ketë fare zgjedhje më 5 qershor.

Teksti, nëse merret si tërësi, është korrekt, mirëpo nuk është përmbajtësor. Ka gjëra të shpërndara nëpër tekst, të cilat, thënë të vërtetën janë të sakt, mirëpo nuk ka përfshirje më të gjerë për momentin si rezultat i të cilit, gjendemi në situatën që përshkruhet. Gjithsesi, për shkak të fizionomisë së këtyre dy pjesëve kyçe të artikullit, mund të përfundohet se titulli, si krejtësisht i papërputhshëm me tekstin, është përpiluar që të tërheqë klikime nga shfrytëzuesit e rrjeteve sociale dhe disa agregatorëve të lajmeve.

Në fakt, nuk ka informatë se Kuvendi u shpërbë dhe në çfarë atmosfere u bë kjo, edhe pse ka link nga konferenca për shtyp e Zaevit.

Artikulli harron të përmendë se të njëjtën mbrëmje në rrugë dolën edhe anëtarët dhe simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së. Në interes të së vërtetës, e pashtu edhe për shkak të korrektësisë, kjo është dashur të theksohet në tekst.

Përndryshe, artikulli duket sikur është bërë shpejt e shpejt, sa për të pasur diçka. Megjithatë, gazetaria, nuk pranon nxitim dhe ngathtësi. Që të mund të flasim për tekst profesional, informata duhet të verifikohet para se të publikohet. Këtë në fakt, e sugjeron edhe neni 1 i Kodit të gazetarëve.

Kështu, në vend të informatës, është plasuar dezinformatë, me të cilën gabimisht informohen maqedonasit që jetojnë Australi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button