Dubai me rekord të ri: Një rrokaqiell më i lartë se Burj Khalifa (Foto)

Kompania për ndërtimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, Emaar nga Dubai, do të ndërtojë një rrokaqiell të ri që do të tejkalojë lartësinë e Burj Khalifa – aktualisht ndërtesa më e lartë në botë – tha presidenti i kompanisë, Mohamed Alabar.Ai tha se ndërtesa e re, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth një miliardë dollarë, do të jetë më e lartë se kulla Khalifa (828 metra).

Ndërtesa e re, e projektuar nga arkitekti spanjollo-zviceran Santiago Calatrava- Valls, do të ketë banesa, restorante dhe hotel.

Pamja thuhet se do të jetë “elegante” dhe se do të ngjajë me minare të xhamisë.

Në garën për ta ndërtuar është kompania Kingdom Holding e princit saudit dhe miliarderit Al-Waleed Bin Talal bin Abdulaziz al Saud i cili po punon në ndërtimin e rrokaqiellit më të lartë në Jeddah që do të përfundojë më 2019 e që është një kilometër i lartë.

Ndërtesa e re thuhet se do të jetë më e lartë, por sipas Alabarit detajet e lartësisë do të jepen më vonë. Ai shtoi se ndërtesa që do të jetë një dhuratë për Dubain do të përfundojë kah viti 2020.

Dubaii

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button