Shpërthim në një tempull në Indi, 100 të vdekur

Si pasojë e një shpërthimi të ndodhur gjatë një festivali të mbajtur në rajonin Kerala në jug të Indisë kanë humbur jetën 100 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin indian theksohet se në orët e mesnatës ka patur shpërthime të fishekzjarrëve, si pasojë e shkëndijave të fishekzjarrëve të tjerë. Nga shpërthimi theksohet se 100 persona kanë humbur jetën dhe 350 tjerë janë plagosur.

Ministri i Brendshëm, Rajnath Singh në lidhje me ngjarjen ka marrë informacione nga Oommen Chandy, Kryeministri i rajonit Kerala. Singh ka shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të personave që kanë humbur jetën dhe ka theksuar se qeveria qendrore është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë.

Në lajme ndër të tjera vihet në dukje se në tempull për festat Vishu që është edhe festa e Vitit të Ri Indian, ishin grumbulluar fishekzjarre, gjë e cila nuk është ligjore.

Ndër të tjera theksohet se do të merren deklaratat e drejtuesve të tempullit dhe organizatorëve të shfaqjes me fishekzjarre.

Fishekzjarrët dhe lëndë të ngjashme me to përdoren masivisht në Indi gjatë festimeve të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button