Kuvendi në heshtje ka vazhduar mandatin e Ushkovskit

Kryetari i Këshillit gjyqësor Branko Ushkovski, mandati i të cilit mbaron të premten, më 12 prill, do të mbetet në të njëjtin pozicion, së paku edhe 4 muaj, sepse Kuvendi në heshtje ka vazhduar mandatin e tij, duke mos shpallur pasardhës të tij, transmeton Portalb.

Kuvendi para 1 muaj e gjysmë ka shpallur konkurs për zgjedhje të një anëtari nga radhët e juristëve të theksuar, avokatë ose profesorë, që zgjedhet në Kuvend, por deri në ditën e shpërbërjes, edhe pse kaluan afatet për regjistrim të kandidatëve, Komisioni nuk ka shqyrtuar asnjë kandidat për anëtar të ri të Këshillit.

Komisioni ka mbajtur seancë dhe ka zgjedhur anëtar në Këshillin e prokurorëve publik dhe në Komisionin për qasje deri te informacionet me karakter publik, por zgjedhja e anëtarit të ri në Këshillin gjyqësorë nuk është vënë në rend dite.

Ushkovski si anëtar i zgjedhur nëpërmes Kuvendit duheshte të zëvendësohet me anëtarë të ri, sepse nuk i plotëson kushtet për mandate të ri, ndërkaq deri në pension ka edhe një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button