Erdogan flet figurativisht: Vendet e Ballkanit janë tonat, mediat bëjnë skandal (VIDEO)

Si duket mediat nuk mund ti rezistojnë deklaratave tejet “simbolike dhe shpirtërore” të kryeministri turk, Recep Tayp Erdogan.

Ai ka mbajtur një fjalim në Keshan duke treguar se çfarë vlere ka Thrakia për të dhe Turqinë, duke përmendur dhe Shkupin, Prishtinën dhe Sarajevën.

Mediat e kanë cituar formën më të thjeshtë të fjalimit të tij duke hiperbolizuar thënien ” I joni është Selaniku mirëpo në të njëjtën kohë është edhe Komotini dhe Xanthi. Poashtu është edhe Kardzhali në Bullgari, Shkupi në Maqedoni dhe Prishtina e Sarajeva në Kosovë e Bosnje”.

Madje si i tillë i përcjellë nga mediat greke, duket se ka shkaktuar reagimin e Ministrisë së jashtme greke e cila ka thënë se kjo është provokim i radhës dhe ide e Erdoganit për ringjalljen e “Republika Thrake e Turqisë”.

Mediat turke kanë sqaruar se kjo është një deklaratë e nxjerrë nga konteksti, njejtë si ajo me Kosovën e cila bëri bujë në Ballkan.  Përkthyesi për një kohë të gjatë i kryeministrit turk, Bekim Muftarevic atëherë bile tha se deklarata e Rexhep Tayip Erdogan “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë” është përkthyer gabimisht. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button