“Më mungon…”, fotografia që mbush dhembje dhe pikëllim (Foto)

27 marsi i ’99-ës e la nënën Ferdane Qerkezi të vetme. Policia serbe atë ditë ia vrau pesë burrat e shtëpisë. Nga shtëpia e familjes Qerkezi u morën pa asnjë faj Halim Qerkezi me katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin.

Tash e vetme, zonja Qerkezi shtëpinë e saj e ka kthyer në Muze. Ajo vështirë e gëlltit një kafshatë bukë në ditë, sepse për të ende s’ka qetësi. Ajo vazhdon e pret ndonjë lajm për burrat e shtëpisë së saj.

Nisur nga rrëfimi i nënës Ferdane, fotografi i njohur Artan Korenica ka bërë një foto me domethënie e cila orëve të fundit ka pasur qindra shpërndarje në rrjetet sociale.

“Më mungon…”, është mbishkrimi që autori i ka lënë kësaj foto, në të cilën shihet nëna Ferdane e ulur në tavolinën e bukës në shtëpinë e saj, në të cilën janë të vëna gjashtë pjata, që simbolizojnë pritjen e pesë të munguarve në këtë shtëpi.

ferdanja

Fotografi Artan Korenica me publikimin e fotografisë në Facebook, ka lënë këtë shënim:

Me Mungon … Faleminderit për përkrahjen Presidente Atifete Jahjaga, Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ, Komuna e Prishtinës, Komuna e Gjakovës, Ministria e Kulturës – Së shpejti ekspozitë fotografish për të pagjeturit e luftës së Kosovës- Faleminderit – Shqipe Breznica, Jeta Krasniqi, Mimoza Kusari Lila, Dajana Berisha, Saranda Bogujevci, Blerta Zeqiri, Ylber Bardhi, Edi Kastrati, Blerta Basholli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button