Vajza e aktorit të aksidentuar Paul Walker merr 10 milionë euro dëmshpërblim

Shtatëmbëdhjetë-vjeçarja Meadow Walker, e bija e aktorit të ndjerë amerikan Paul Walker arriti marrëveshje prej 10 milionë dollarësh amerikanë si kompensim, që duhet të paguhen nga pasuria e personit i cili po ngiste makinën në të cilën humbi jetën babai i saj tre vite më parë, raporton Anadolu Agency (AA ).

Ylli i filmit “Fast and Furious”, Walker humbi jetën në moshën 41-vjeçare, kur me makinën e tij Porsche GT u përplas në një shtyllë u shpall i vdekur në vendin e aksidentit.

Në dokumentet e policisë theksohet se rripi i sigurisë, nga goditja e fortë i kishte thyer brinjtë dhe legenin e trupit, pas së cilës kishte vdekur para se makina të përfshihej nga zjarri. Pas timonit atëherë ishte miku i Walker-it, Roger Rodas i cili gjithashtu vdiq.

Meadow, fëmija dhe trashëgimtari i vetëm i aktorit amerikan, menjëherë pas aksidentit ngriti padi kundër kompanisë automobilistike Porsche për gjoja “gabim të dizajnit” i cili ka penguar Walkerin që pas goditjes të dalë nga makina, gjë të cilën Porsche e ka mohuar. Në gjykatë u vërtetua se kompania Porsche nuk është fajtor për aksidentin.

Padia e fundit ka konfirmuar se Rodas është “pjesërisht përgjegjës” për përplasjen dhe se vajzës së Walkerit do ti paguaj kompensim nga patundshmëritë që ka poseduar ai.

Walker vdiq tragjikisht në kohën kur po xhironte filmin “Fast and Furious 7”, i cili ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë në kinematë botërore. Edhe pas vdekjes së tij xhirimi vazhdoi në saj të vëllezërve të Walkerit, kurse funerali simbolik dhe lamtumirës për aktorin, pasoi në fund të filmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button