Tabanoc, policia zbulon 44 migrantë të fshehur në kamion

Dyzet e katër emigrantë nga Afganistani, Siria dhe Pakistani, janë zbuluar mëngjesin e sotëm, në një kamion me targa serbe, në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”.

MPB kumtoi se herët në mëngjes rreth orës 04:15 nëpunësit policor kanë vërejtur të parkuar një automjet transportues “Fiat dukato” me një gomë të shfryrë në autostradën Kumanovë – Tabanoc dhe janë nisur drejt tij. Personi i cili e ka drejtuar automjetin, menjëherë ka filluar të ikë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 44 migrantë, të cilët janë arrestuar në SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button