Zyrtari gjerman bën thirrje për dyfishimin e dëbimit të emigrantëve

Koordinatori i qeverisë gjermane për çështjet e emigrantëve kërkoi që të rritet numri i dëbimeve të emigrantëve, të cilëve u janë refuzuar aplikimet për azil, duke shtuar se do të ishte real dyfishimi i numrit të atyre që vitin e kaluar janë dërguar në vendet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Peter Altmaier gjatë paraqitjes së tij të shtunën para mediave gjermane, theksoi se vitin e kaluar ishin dëbuar 22 mijë emigrantë, ndërsa 37 mijë e 220 prej tyre ishin kthyer në mënyrë vullnatare në vendet e tyre.

“Do të ishte si masë reale nëse ky numër në vitin 2016 do të dyfishohej dhe për këtë arsye shteti duhet të ndërmarrë veprime në këtë aspekt”, tha Altmaier.

Vitin e kaluar në Gjermani kanë hyrë një rekord prej 1.1 milion emigrantëve dhe tani po punohet në përshpejtimin e procesit të dhënies së azilit ose në qoftë se nuk plotësohen kushtet, të njëjtit të kthehen në vendet e tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button