Rosell: Iniesta rinovon, Barça sulmohet se është më e mira

Presidenti i Barcelonës Sandro Rosell kalon në sulm duke deklaruar se ndjehet i lodhur nga cështjet e ngritura në muajt e fundit, sic është rasti i babait të Messit, kontrata e Neymar apo edhe hetimi i Komisionit të Europës. Numri një i blaugranave bën të ditur se këto sulme vijnë pasi Barcelona është klubi më i mirë në botë.

“Duhet të luftojmë ndaj kujtdo dhe ndaj gjithckaje sepse jemi më të mriët. Dëshiroj të mendoj se gjithcka është një rastësi dhe jo e organizuar për të goditur Barcelonën”.

Numri një i blaugranave kërkoi që ylli i skuadrës Leo Messi të lihet i qetë dhe të mos sulmohet nga faktorët e jashtëm. Gjithashtu Rosell u tregua i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë për kontratën e Neymar.

“Si ministria e brendshme ashtu dhe guardia civile kanë përgënjeshtruar implikimin e Messit apo dhe të familjes së tij. Këto sulme duket sikur vijnë nga dominimi i Barcës për gjithë këto vite edhe pse mua më pëlqen të mendoj që gjithcka është një rastësi. Përsa i përket cështjes së Neymar po dërgojmë tek organet kompetente të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të shqyrtuar këtë rast.”

Megjithatë lajmi i ditës në shtëpinë blaugrana mund të cilësohet rinovimi i kontratës së Andres Inestas, i cili do të veshë fanellën e Barcelonës deri në qershor të 2018. Vetë presidenti ka bërë publik rinovimin duke theksuar se firma do të bëhet zyrtare kur drejtori sportiv Andoni Zubizareta të kthehet nga Buenos Aires ku po ndjek nga afër rikueprimin e Leo Mesit.

“Konfirmoj se kemi arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me Inestan. Të hënën e ardhshme presim të hedhim firmat, pasi kemi shtrënguar duart me njëri-tjetrin. Rinovimi do të jetë deri në 2018 dhe më pas do të ketë rinovim sezonal të kontratës duke parë formën fizike dhe dëshirën e futbollistit për të luajtur.”/ supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button