Qeveria i publikoi biografitë e disa ministrave dhe zv/ministrave të BDI-së (FOTO)

Pas tekstit të djeshëm të Portalbit në lidhje me mospublikimin e biografive të ministrave dhe zv/ministrave të rinj të BDI-së në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë, Qeveria sot i ka publikuar biografitë. Megjithatë, Qeveria i ka publikuar vetëm biografitë e 6 ministrave dhe 2 zëvendëskryeministrave të BDI-së, ndërkaq për 4 zëvendësministra ende nuk ka të dhëna, shkruan Portalb.mk.

Ueb-faqja e Qeverisë së RM-së vazhdimisht përditësohet, por në të mund të gjeni vetëm version në gjuhën maqedonase dhe në atë angleze. Zëdhënësit e Qeverisë, ditë më parë për Portalb, nuk dhanë asnjë sqarim për mungesën e versionit në gjuhën shqipe.

Në pyetjen e gazetares së Portalbit “Pse nuk ka version në gjuhën shqipe në ueb-faqen e Qeverisë?”Muhamed Hoxha u shpreh: “Pse nuk ka versionin shqip?!… A bën të konsultohem dhe dëgjohemi?… Të thërras për shkurt te ky numër.” Por Hoxha jo vetëm që nuk e telefonoi gazetaren, ai më nuk e hapi telefonin.

Ndërkohë, pas shumë thirrjeve të papërgjigjura, Aleksandar Gjorgjiev me sms-porosi kërkoi nga gazetarja t’i shkruaj. Megjithatë nuk iu përgjigj pyetjes me shkrim e as nuk iu përgjigj thirrjeve në vijim.

Pos kësaj, tani për tani, të gjitha biografitë e ministrave dhe zv/ministrave shqiptar nga radhët e BDI-së, janë vetëm në gjuhën maqedonase, për dallim nga kolegët e tyre nga radhët e VMRO-DPMNE-së, që i kanë edhe në gjuhën angleze.

Qeveria në faqen e saj zyrtare i ka publikuar biografitë për:

 

Festim Haliti
Festim Haliti

Festim Halili – Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

  • Data e lindjes: 5 maj 1984
  • Vendi i lindjes: Tetovë

Shkollimi:

  • 2014 Doktorat: Royal Holloway University of London & Tirana University, Fakulteti për Shkenca Natyrore, Katedra Informatikë
  • Magjistraturë: Universiteti i Evropës Juglindore, Shkencat Bashkëkohore dhe Teknologji
  • 2007 Studime diplomike: Universiteti i Evropës Juglindore, dhe Universiteti Teknik – Munih
  • Karrierë akademike:
  • 2014 docent – Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik
  • 2013 Hulumtues – Royal Holloway University of London, njoftonPortalb
  • 2012 Asistent – Universiteti i Evropës Juglindore – Katedra për Informatikë
  • 2009 Asistent më i ri – Universiteti i Evropës Juglindore – Katedra për informatikë
  • Përvojë pune:
  • 2014 IT ekspert – Zyra e Prokurimit Publik
  • 2014-2016 Menaxher i zyrës – Rektorat – zyrë projektuese
  • 2009-2016 Zyra IT – Universiteti Shtetëror i Tetovës
  • 2010 Inxhinier i softuerit – Scopic Software, USA
  • 2008-2010 konsulent – INACON GmbH, Karlsruhe – Gjermani
  • 2005-2007 Zyra IT – Universiteti i Evropës Juglindore

Gjuhët:

  • Shqip
  • Maqedonisht
  • Anglisht
  • Gjermanisht
  • Turqisht
Arbër Ademi
Arbër Ademi

Arbër Ademi – Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane

  • Data e lindjes: 25 shtator 1985
  • Vendi i lindjes: Kumanovë

Shkollimi:

  • 1992-2000 shkollimi fillor “Marshall Tito”, Kumanovë
  • 2000-2004 shkollimi i mesëm – gjimnazi “Goce Dellçev”, Kumanovë, shkruan Portalb
  • 2004-2008 studime akademike në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës
  • 2008-2010 studime master në fushën e drejtësisë – drejtimi civil, Fakulteti Juridik USHT, njofton Portalb
  • 2011-2015 studime të doktoraturës, Fakulteti Juridik, Universiteti i Tiranës-Shqipëri. Disertacioni i doktoratit: Zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare përpara arbitrazhit tregtar ndërkombëtar”.

Kualifikime tjera:

  • E ka kaluar provimin e jurispodencës
  • E ka kaluar provimin e noterisë

Përvojë pune:

  • 2009-2010 Asistent i çrregullt në Fakultetin Juridik në USHT
  • 2009-2012 Asistent i në Fakultetin për Biznes dhe Administratë në USHT
  • 2010 Konsulent i ministrit të Punës dhe Politikës Sociale.
  • 2010 Asistent me orar të plotë pune në Fakultetin Juridik në USHT

Gjuhët:

  • Shqip
  • Maqedonisht
  • Anglisht
Valdet Xhaferi
Valdet Xhaferi

Valdet Xhaferi – Ministër i Drejtësisë

  • Viti i lindjes: 30 tetor 1989
  • Vendi i lindjes: Gostivar

Shkollimi:

  • Shkollimi i mesëm – Gjimnazi “Gostivar” në Gostivar
  • Shkollimi i lartë – Fakulteti Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore, Tetovë, transmeton Portalb
  • 2011 Studimet e magjistraturës – Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, Fakulteti Juridik – E Drejta Penale

Përvojë pune:

  • 2012 Sekretar i Fakultetit Ekonomin në Universitetin Shtetëror të Tetovës
  • 2012-2014 në Kabinetin e ministrit të Drejtësisë

Gjuhët:

  • Shqip
  • Anglisht
  • Gjermanisht
Driton Kuçi
Driton Kuçi

Driton Kuçi – Ministër i Ekonomisë

  • Data e lindjes: 6 gusht 1987
  • Vendi i lindjes: Shkup

Shkollimi:

  • Shkollimi fillor “Ismail Qemali” – Shkup
  • Shkollimi i mesëm: Shkolla Ekonomike “Arseni Jovkov” – Shkup
  • Shkollimi i lartë: Jurist i diplomuar
  • Studime të magjistraturës në fushën e drejtësisë: E Drejta Kushtetuese, njofton Portalb
  • Doktor në Fakultetin Juridik – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, E Drejta Kushtetuese dhe sistemi politik.

Kualifikime tjera:

  • E ka dhënë provimin e jurispodencës
  • E ka dhënë provimet e noterisë

Përvojë pune:

  • 2010-2012 Asistent i ri në FON – Fakulteti Juridik (Histori e së drejtës, e drejta kushtetuese, sistemi politik, e drejta administrative, e drejta kushtetuese e krahasuar dhe e drejta e BE-së)
  • 2012-2016 Asistent doktorant në USHT
  • 201202015 Koordinator i studimeve të disperzuara të USHT-së në Shkup

Gjuhët:

  • Shqip
  • Maqedonisht
  • Anglisht
Pishtar Lutfiu
Pishtar Lutfiu

Pishtar Lutfiu – Ministër i Arsimit dhe Shkencës

  • Data e lindjes: 17 mars 1986
  • Vendi i lindjes: Dibër

Shkollimi:

  • 200-2004 Shkollim i mesëm “Nikolla Shtejn” – Tetovë
  • 2006-2009 Fakulteti, Universiteti i Evropës Juglinodre – Tetovë, Administratë publike dhe shkenca politike, transmeton Portalb
  • 2009-2012 Master studime, Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë, shkenca politike

Përvojë pune:

  • 2014 Klubi Alpbah Maqedoni, kryetar
  • 2013 Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit – Sektori për marrëdhënie ndërkombëtare
  • 2011-2013 Instituti për Studime Ndërkombëtare dhe Politike – Shkup, sekretar gjeneral.

Gjuhët:

  • Shqip
  • Maqedonisht
  • Anglisht
  • Italisht
Shirete Elezi
Shirete Elezi

Shyrete Elezi – Ministre e Pushtetit Lokal

  • Data e lindjes: 20 mars 1981
  • Vendi i lindjes: Frankfurt, Gjermani

Shkollimi:

  • 1996-200 Gjimnazi “Pançe Popovski”, Gostivar
  • 2000-2004 Universiteti i Tetovës, Fakulteti Ekonomik
  • 2006-2008 Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup (Msc)
  • 2009-2011 Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup (PhD)
  • 2009 – Magjistraturë në Shkencat ekonomike, përcjell Portalb
  • 2011 Doktor i shkencave ekonomike (PhD)

Përvojë pune:

  • 2005-2016 Komuna e Gostivarit, kryesues i Sektorit për Çështjet Financiare
  • 2012 Universiteti Shtetëror i Tetovës, profesor i çrregullt
  • 2013-2016 Profesor i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë

Gjuhët:

  • Shqip
  • Anglisht
  • Gjermanisht
  • Çeke
Bashkim Ameti
Bashkim Ameti

Bashkim Ameti – Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (Ekologji)

Data e lindjes: 24 mars 1983

Vendi i lindjes: Gullmovë, Shkup

Shkollimi:

  • 2002-2007 Fakulteti Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, njofton Portalb

Kualifikime tjera:

  • E ka kaluar provimin e jurispodencës
  • E ka kaluar provimin e noterisë

Përvojë pune:

  • 2007 D.P.P.U. Getoar
  • 2008-2009 Zyrë avokature
  • 2009-2013 Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor
  • Ministri të Drejtësisë
  • 2013-2016 Agjencia për Menaxhimin e Mallrave të Konfiskuar
  • Anëtar në Bordin Drejtues të Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri
  • Anëtar i Këshillit të ekspertëve të Dhomës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë
  • 2013 Anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Gjuhët:

  • Shqip
  • Maqedonisht
  • Anglisht
Arlind Zeqiri
Arlind Zeqiri

Arlind Zeqiri – Ministër për Investime të Huaja

Data e lindjes: 19 Tetor 1983

Vendi i lindjes: Tetovë

Shkollimi:

  • 2007 International University IU, magjistër i diplomacisë dhe studimeve strategjike (Vjenë, Austri)
  • 2010-2011 Megatrend University, Magjistër i Ekonomisë në fushën e gjeo-ekonomisë dhe studimeve rajonale (Beograd, Serbi), transmeton Portalb
  • 2002-2007 Universiteti i Evropës Juglindore, specialist në të Drejtën e Penale, jurist i diplomuar (Tetovë)

Përvojë pune:

  • 2013 Promotor ekonomik, Bern, Zvicër
  • 2013 kryesues i Qendër për Zhvillim në Rajonin e Pollogut, Tetovë
  • 2012-2013 Bashkëpunëtor për marrëdhënie me publikun, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, Shkup
  • 2012-2013 Asistent i çrregullt në Universitetin Shtetëror të Tetovës
  • 2012-2013 Konsulent rajonal, Lansky Ganzger parnter (LGP) Attorneys, Maqedoni – Austri
  • 2011-2012 Bashkëpunëtor, König Rechtsanwälte Attorneys, Vjenë, Austri
  • 2010 Stazhier, OSBE Gender Section, Vjenë, Austri
  • 2010 Stazhier, Ambasada e R. Maqedonisë, Vjenë, Austri
  • 2009 Konsulent në projektin rajonal, DIVVI Consult Internation, Esen, Gjermani
  • 2007-2008 Gjykata Themelore Tetovë, përcjellë Portalb
  • 2005-2007 Zëvendëskryetar i klubit menaxhues, Universiteti i Evropës Juglindore
  • 1994-2002 Vullnetar, Kryqi i Kuq Tetovë

Gjuhët:

  • Anglisht
  • Maqedonisht
  • Gjermanisht
  • Turke

Qeveria e Maqedonisë ende nuk i ka publikuar biografitë për:

Bekim Maksuti
Bekim Maksuti, zëvendësministër i Mbrojtjes
Faton Pollozhani
Faton Pollozhani, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve
Gëzim Beadini
Gëzim Beadini, zëvendësministër i Financave
Agim Nuhiu
Agim Nuhiu, zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Megjithatë, biografitë jo-zyrtare të zëvendësministrave të BDI-së, të cilëve Qeveria nuk ua ka publikuar biografitë, Portalb ditë më parë i ka publikuar dhe mund t’i lexoni në  linkun e mëposhtëm: Ja cilët janë ministrat e rinj të BDI-së (FOTO)

Gjendja pronësore e ministrave dhe zv/ministrave të rinj të BDI-së ende s’është publikuar

Kanë kaluar disa ditë, nga dita kur u votuan në Kuvend ministrat dhe zv/ministrat e rinj të BDI-së, por deri në këtë moment, listat e tyre anketuese për gjendjen pronësore në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ende nuk janë publikuar, raporton Portalb.Untitled3

Publikimi i të dhënave për gjendjen pronësore është obligim ligjor për çdo funksionar.

Portalb ka tentuar disa herë të kontaktojë me shërbimin informativ të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me mospublikimin e gjendjes pronësore, megjithatë ata nuk e kanë hapur telefonin. /Portalb

Lexo: Përgjegjës të hutuar, asnjë sqarim për mungesën e versionit shqip në ueb-faqen e Qeverisë

LEXO: Ministrat e rinj, “kamikazë partiak” apo fryme e re?

LEXO: BDI krenohet me ministrat e rinj, PDSH i quan jo funksional

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button