Si të heqim aromën e mykut nga teshat

Mund te qëllojë, madje shpesh, veçanërisht neper dollapë qe teshat qe ruajmë aty te marrin një ere te rende myku. Me poshtë do te gjeni pese këshilla te vlefshme se si mund te largojmë me mjete shtëpiake këtë arome aspak te këndshme.

1. Një nga mënyrat me te thjeshta është ajo e larjes ne lavatrice. Për këtë, teshat i fusim te gjitha ne makinën lërese dhe e programojmë atë ne temperaturën 50 grade. Shtojmë uthull ose sode buke dhe menjëherë pas përfundimit te procesit, teshat i ndejmë ne ajër te pastër.

2. Ne rast se kemi te bëjmë me tesha delikate qe nuk pranojnë larje, mund te praktikojmë larjen e thate. Për këtë, mund te përdorim edhe sodën e bukës, e cila është ne gjendje te eliminoje erën e rende te mykut prej teshave. Marrim teshën e vendosim thjesht ne dysheme e pudrosim me sode dhe e leme ashtu për një nate te tere. Te nesërmen e shkundim sodën dhe e vëmë te ndere ne ajër te pastër.

3. Një tjetër mënyrë praktike për te larguar aromën e mykut pa nevojën e larjes me lavatrice është duke i lare me dore ne një legen ku paraprakisht hedhim 5 litra ujë te nxehte dhe 500 ml amoniak. Ne vend te amoniakut mund te përdorim edhe uthull te bardhe, madje edhe sodën e bukës. Teshat i hedhim ne ujë dhe i leme aty për një fare kohe deri sa tu largohet aroma. I shpëlajmë me ujë te ftohte dhe i varim te thahen ne diell.

4. Uji i oksigjenuar është një tjetër mënyrë qe përdoret për eliminimin e erës se mykut. Mund te përdorim atë me 12 volume qe është njëkohësisht friendly për teshat me ngjyre te bardhe, por edhe ne gjendje te kape dhe te asgjësojë njollat dhe bashke me to edhe aromat. Për te realizuar këtë, teshat i fusim ne një ene me ujë oksigjene dhe i leme aty për se paku një nate. Me pas i shpërlajmë dhe i varim për t’i thare.

5. Mënyra e fundit për te larguar aromën e mykut është përdorimi i dyoksidit te klorit. Meqenëse është një material i forte, ne këtë rast duhet te tregoni shume kujdes dhe t’ i referoheni shpjegimeve ne etikete te këtij materiali tepër gërryes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button