Karvani i OEMVP-së filloi sot me vizitën e bizneseve në Kumanovë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore për të qenë sa më afër bizneseve që nga viti 2012 çdo vit organizon “Karvanin e Odës”, gjatë të cilit realizohet kontakti i drejtpërdrejtë me bizneset, duke dashur të shohim nga afër problemet që hasin kompanitë tona gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyrе.

Këtë vit karvani nisi në Kumanovë, ku ishin prezent rreth 30 biznese. Në takim, nga ana e Drejtorit Ekzekutiv Fatmir Bytyqi u prezantuan aktivitetet e Odës, duke përfshirë këtu raportin vjetor 2015 dhe atë financiar, portfolia e shërbimeve të cilat i ofrojmë, ndër të tjera edhe mundësitë për përfaqësim para institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe artikulimin  e interesave apo nevojave të bizneseve anëtare para qeverisë.

Para bizneseve u prezantuan edhe publikimet e reja të Odës, informatori ligjor JURIS, informatori ekonomik ECONOMICUS dhe informatori mbi mundësitë e finansimit DOBIA.

OEMVP ndërmarrjet e vogla dhe të mesme i sheh si gjenerator të zhvillimit ekonomik prandaj dhe mundohet të njihet me problematikat e tyre për të parë çdo mundësi të përmirësimit të klimës për bizneset të cilat i përfaqëson.

Takimi i radhës me bizneset do të vazhdojë javën e ardhshme në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button