KSHZ vendosë për rezultatet e kontrollit në terren

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka përfunduar me futjen dhe përpunimin e të gjitha të dhënave nga kontrolli në terren, njofton Portalb.

Nga KSHZ, nuk zbulojnë se nga 87 mijë votues të dyshimtë sa votues nuk e kanë vendin në Listën Zgjedhore, por për momentin anëtarët e KSHZ-së janë në takim punues me qëllim që t vendosin se çfarë do të bëjnë me ata 40.000 qytetarë të cilët nuk janë gjetur në shtëpi gjatë kohës së kontrollit.

Ende pritet që edhe MPB t’i mbarojë kontrollet plotësuese për votuesit për të cilët ka dyshime në lidhje me dhënien e letrave të njoftimit dhe pasaportave. Tani për tani është e sigurt se do të fshihen 1129 votues për të cilët është vërtetuar se kanë vdekur, ndërkaq kanë janë gjetur në Listën Zgjedhore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button