Euro deputeti slloven Millan Zver i shqetësuar për Maqedoninë

Euro deputetët vazhdojnë të reagojnë pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian edhe pas rekomandimit të pestë të KE-së, të mos ndajë datë për start të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE. 

Euro deputeti slloven nga radhët e Partisë Popullore Evropiane Millan Zver sot ka “shpërthyer” kundër Brukselit zyrtar. “Unë jam i pikëlluar që interesat vetjake nacionale të atyre që u përfshinë në BE, në këtë mënyrë vendosin për fatin e Maqedonisë. 

E kam rëndë ta kuptojë se Këshilli pajtohet me vlerësimin e Komisionit për gatishmërinë e Maqedonisë, por sërish e shtyn vendimin për nisje të negociatave për vitin e ardhshëm. E pesta me radhë, për shkak të emrit”, potencon Zver. Ai thotë se qytetarët e Maqedonisë nuk guxojnë të lejojnë të humbin frymën pozitive ndaj qasjes në BE.

Lajme të ngjashme

Back to top button