Në Mal të Zi propozohet zyrtarizimi i gjuhës së minoriteteve ku ata përbëjnë 5 për qind

Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në zonat ku ato përbëjnë pesë për qind të popullsisë.

Me këtë rast, siç transmeton AA, dje në Podgoricë janë mbajtur konsultimet përfundimtare publike për tekstin e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara, të organizuar nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Gjithashtu, ligji i ri parashikon formimin e një këshilli, i cili do të përfaqësonte institucionin kryesor të të gjitha pakicave kombëtare, e cila do të formohej nga Qeveria e Malit të Zi.

Leon Gjokaj, drejtori i përgjithshëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve dhe komuniteteve të tjera pakicë në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, tha se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për të drejtat e minoriteteve janë në pajtim të plotë me mendimin e Komisionit Evropian dhe të Venecias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button