Biografitë dhe gjendja pronësore e ministrave dhe zv/ministrave të rinj të BDI-së ende s’janë publikuar

Kaluan disa ditë, nga dita kur u votuan në Kuvend ministrat dhe zv/ministrat e rinj të BDI-së, por deri në këtë moment, listat e tyre anketuese për gjendjen pronësore në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ende nuk janë publikuar, raporton Portalb.

UntitledPublikimi i të dhënave për gjendjen pronësore është obligim ligjor për çdo funksionar.

Pos listave anketuese për gjendjen pronësore, ministrave dhe zv/ministrave të rinj ende nuk u janë publikuar edhe biografitë e tyre në faqen zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë, ku për momentin nuk ka fare të dhëna.

Portalb ka tentuar disa herë të kontaktojë me shërbimin informativ të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me mospublikimin e gjendjes pronësore, megjithatë ata nuk  kanë hapur telefonat.

Nga Qeveria thonë se kategorinë për biografinë e ministrave dhe zëvendësministrave në tërësi në ueb-faqen e internetit nuk e kanë sepse po faqja po përditësohet dhe njëkohësisht do të vendosen edhe fotografitë bashkë me biografitë e tyre.

3“Procesi është në rrjedhë përmbajtjesore. Është duke u përditësuar një pjesë e ueb-faqes dhe do të vendosen edhe ministrat dhe zëvendësministrat e rinj, në proces është edhe fotografimi i tyre, përgatitja e biografive dhe vendosja teknike të këtyre të dhënave. Vendosëm që ajo pjesë të mos shihet derisa të vendosen të gjitha të dhënat. Gjatë ditës së sotme ose nesër procesi do të duhet të mbarojë dhe atë pjesë të faqes do të mund ta shohin të gjithë”, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Aleksadar Gjorgiev.

Përndryshe, më 5 prill, Kuvendi i Maqedonisë i votoi 12 kandidatët e propozuar për ministra dhe zv/ministra të rinj nga radhët e BDI-së, pasi paraprakisht, një ditë para, Kuvendi i Maqedonisë i ka konstatuar dorëheqjet e 12 ish ministrave dhe zëvendësministrave të po së njëjtës parti, transmeton Portalb.12928244_10209285336153114_7357567324973883155_n

Për ministrat dhe zv/ministrat e rinj është diskutuar mjaft nga të gjithë. Disa vlerësojnë se është hap i mirë i kësaj partie duke u bazuar se partia në fjalë ka pasur nevojë për reforma, ndërkaq të tjerët kanë vlerësuar se ministrat dhe zv/ministrat e rinj të BDI-së janë kamikazë partiak për t’i realizuar qëllimet e përkohshme të partisë.

Megjithatë, të gjithë ministrat dhe zv/ministrat e kanë një të përbashkët, janë të rinj në moshë (më i riu 26, ndërkaq më i moshuari 37 vjet), janë të rinj në fushën politike, gjegjësisht në postet ekzekutive të shtetit.

Vendimi për rifreskimin e ekzekutivit të BDI-së, ka ardhur pas plasimit në rrjetet sociale disa audio inçizime të bisedave private të cilat, sipas plasuesve deri më tani të panjohur, janë biseda telefonike mes funksionarëve të lartë në të cilën janë të përfshirë, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Ermira Mehmeti, Blerim Bexheti etj, transmeton Portalb.

BDI ka reaguar për të njëjtat duke i quajtur si materiale të montuara, sipas tyre, nga nëntoka që nuk ia duan të mirën shqiptarëve, ndërkaq vet Ali Ahmeti në një prononcim të tij ka thënë që autoritet t’i marrin masat e duhura.

Reagime të për rastin në fjalë ka pasur shumë që nga funksionarët e lartë të BDI-së, qytetarët me komente të ndryshme nëpër rrjetet sociale dhe kudo, sektori civil, partitë në vend, Prokuroria Speciale, madje edhe deri te faktori ndërkombëtar.

LEXO: Ja cilët janë ministrat e rinj të BDI-së (FOTO)

LEXO: Kuvendi i votoi ministrat e rinj të BDI-së

LEXO: Ministrat e rinj, “kamikazë partiak” apo fryme e re?

LEXO: BDI krenohet me ministrat e rinj, PDSH i quan jo funksional

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button