“Putinphobia”

Kremlini ka “futur” një fjalë të re në fjalorin e gjuhës angleze, “Putinphobia”. Me këtë term Moska ka reaguar kundër akuzave të fundit se Presidenti Vladimir Putin është i përfshirë në aferën e “Panama Papers”, njofton TCH.

Në dokumente përmendet miku i ngushtë dhe nuni i vajzës së presidentit rus, violinçelisti Sergei Roldugin, që -siç mësohet- është pronar i dy firmave “offshore” të përfshira në një numër marrëveshjesh të dyshimta. Roldugin nuk ka komentuar ende publikisht lidhur me pretendimet.

Të martën, Putin foli për herë të parë pas rrjedhjes së miliona dokumenteve konfidenciale nga firma ligjore panameze “Mossack Fonseca”.

Ai mohoi pretendimet që e lidhin emrin e tij me të ashtuquajturat “Panama Papers”, duke bërë përgjegjës kundërshtarët e tij perëndimorë, që -siç tha- po përpiqen të destabilizojnë Rusinë.

Mbi 11 milionë dokumentet, që ranë në duart e gazetarëve, zbuluan se “Mossac Fonseca” kishte ndihmuar disa klientë t’iu shmangeshin taksave dhe sanksioneve, edhe pse firma mohon të ketë shkelur ligjin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button