Arkë me birrë dhe muhabet kafeneje

[Recension: Zaevi gjoja i gatshëm për zgjedhje e nëpërmjet institucioneve bën obstruksione]

Si e para, nuk dihet se kjo a është analizë, raport, koment, mendim… Shumë më tepër u ngjan zhanreve të dyta të përmendura.

04062016-Press24-SDSM-IzborLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi gjoja i gatshëm për zgjedhje e nëpërmjet institucioneve bën obstruksione

Data dhe koha e publikimit: 05.04.2016, 22:17

Data e recensionit: 07.04.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

NUMRA PAUSHALLE

Komentet hasen në pothuajse çdo paragraf dhe janë integruar në tekst. Në fakt, i gjithë teksti është koment.

Si e dyta, manipulohet me numra paushalle, që assesi nuk është e lejueshme për një medie serioze:

“Zaevi dhe e ashtuquajtura opozita e bashkuar, e përbërë nga disa parti të imëta, të cilat së bashku nuk peshojnë as 1000 vota në skenën politike maqedonase, sot dolën me qëndrimin se janë të gatshme për zgjedhje.”

Përkundër kësaj, burimet zyrtare thonë se partnerët “e vegjël” në koalicionin e LSDM-së kanë fituar shtatë vende deputetësh, që gjithsesi nuk fitohet me vetëm 1.000 vota. Këtë e themi sa për ta ilsutruar joseriozitetin kur publikohen të dhëna të këtilla në një tekst që duhet të jetë artikull profesional gazetaresk, e jo muhabet kafeneje.

Si e treta: Citohet deklarata e Zaevit se opozita është e gatshme për zgjedhje, e në të njëjtë kohë thuhet se bëjnë obstruksione.

Dhe e katëra: Cili është obstruksioni? Aktivitetet e papërfunduara në SPB-në e Kumanovës?!?

Dhe në fund, regjistrojmë edhe një veprim tepër joprofesional dhe nënçmues në këtë tekst. Paramendoni nuk e dijnë mbiemrin e sekretarit të përgjithshëm të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ). Ja si duket një fjali si produkt i një joprofesionalizmi të tillë:

“E ngjashme ishte edhe situata me sekretarin e përgjithshëm të KSHZ-së, Dobre, kuadër i LSDM-së, i cili tërë muajin nuk donte t’i verifikojë 5.000 shënime edhe pse për këtë merr rogë nga qytetarët.”

Sikur Dobre është ndonjë personazh nga muhabeti që bëhet para kooperative në arka me bira dhe me salçiqe. Me vegetë.

Përndryshe, sekretari i përgjithshëm i KSHZ-së quhet Dobre Jançev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button