Belgjika mbështet Kosovën për perspektivën euroatlantike

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka pritur sot në takim ambasadoren e Belgjikës në Sofie njëherësh ambasadore jorezidente për Kosovë, Anick Van Calster.

Në këtë takim u vlerësuan marrëdhëniet bilateral mes Kosovës dhe asaj të Belgjikës ku të dyja palët u zotuan që marrëdhëniet ndërmjet dyja vendeve në të ardhmen të fuqizohen edhe më shumë. N

Njëkohësisht ministrja Tahiri shprehu keqardhje për viktimat e  sulmeve terroriste në Bruksel në fund të muajit Mars dhe solidaritetin e plotë me Belgjikën.

Tahiri në këtë takim ka folur edhe për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës për reformat evropiane duke shtuar se aprovimi i MSA-së është një sukses i madh i Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe hapjes së mundësive për të arritur në tregun evropian.

Po ashtu ministrja Tahiri theksoi se Kosova ka kërkuar mbështetje sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe se qytetarët e saj e meritojnë që të lëvizin të lirë në Evropë, transmeton Klan Kosova.

Ajo gjithashtu e ka informuar ambasadoren Calster rreth zhvillimeve të fundit në çështjet në kuadër të dialogut të Brukselit që po zhvillohet në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë duke e cilësuar këtë dialog si një mjet të vlefshëm në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dyja shteteve dhe forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Mirëpo, ajo theksoi se Serbia ka shkelur marrëveshjen për kodin telefonik për Kosovën dhe angazhimet e BE-së për zhbllokimin e këtij procesi janë në rrjedhë e sipër.

Ambasadorja Calster njëherit rikonfirmoi mbështetjen e Belgjikës për perspektivën euroatlantike të Kosovës si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ajo vlerësoi lartë progresin në Kosovë dhe shprehu kënaqësinë që do të merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Thaçi.

Po ashtu ambasadorja Calster tha se shteti i saj mbështet dialogun e Brukselit si një proces paqësor që duhet të vazhdoj në interes të të dyja shteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button