Sëmundja e diabetit në rritje, mbi 11 mijë kosovarë trajtohen me insulinë

Sëmundja e diabetit po shënon rritje kudo në vendet në zhvillim. E aktualisht, 11,242 qytetarë kosovarë trajtohen me insulinë.

Kjo është hera e parë e parë që Ministria e Shëndetësisë ka një regjistër të saktë të pacientëve me diabet dhe me insulinë marrës.

Me moton “Ushqehu shëndetshme, lufto diabetin” është shënuar në Kosovë, Dita Botërore e Shëndetësisë, ku theks të veçantë kësaj here i është vënë diabetit.

 Në një konferencë për media, ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i është kërkuar që të ndryshohet lista e barnave esenciale, duke futur disa barna të cilat nuk janë pjesë e kësaj liste, e për këtë ministri Rrahmani, ka premtuar që shumë shpejtë do të bëjë ndryshimin e kësaj liste.

“Kemi të identifikuar 11 mijë e 242 qytetarë kosovarë trajtohen me insulinë, pra, është hera e parë që ne kemi një regjistër të saktë të pacientëve me diabet dhe me insulinë marrës. Kjo na mundëson dukshëm planifikim më të mirë dhe sigurim të ardhurave”, ka thënë Rrahmani.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skender Syla, ka treguar se kjo rritje gjithkund në botë ka shënuar rritje.

“Numrat flasin. 422 milionë persona janë të moshave të rritur, të prekur nga diabeti – tani ka katër herë më shumë individë sesa në vitin 1980. Në vitin 2012, diabeti shkaktoi 1.5 milionë vdekje”, ka thënë Syla.

Sipas tij, janë të nevojshme strategjitë e zbatueshme për të përmirësuar qasjen e individëve me ushqime të shëndetshme dhe të përballueshme, si dhe krijimin e mjediseve për aktivitetet fizike, në mënyrë që të ndryshohet stili i jetës për tërë popullatën.

Në raportin global në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për diabetin, ka treguar që qeveritë në mbarë botën kanë filluar të veprojnë, por edhe përkundër kësaj, Syla tha se nevojiten veprime më të fuqishme.

Doktoresha në Klinikën Endrokolgjike, Iliriana Goranci, ka treguar se në këtë klinikë janë hospitalizuar 800 pacientë të prekur nga diabeti.

Ajo ka thënë se janë të kënaqur me mbulueshmërinë e insulinës, por thotë që duhet të rritet më shumë furnizimi me insulinë.

Veç kësaj, Goranci ka kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani që të ndryshohet lista esenciale dhe që të sigurohen fijet për matjen e diabetit. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button