Vendimin për shpërbërjen e Kuvendit Veljanovski do ta nënshkruaj më 15 prill

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovsi, vendimin për shpërbërjen e Kuvendin do ta nënshkruaj më 15 prill. Ashtu siç thuhet në kumtesën e kabinetit të Veljanovskit, ky vendim është sjellë që zgjedhjet fer dhe demokratike të mbahen më 5 qershor, njofton Portalb.

“Në përputhshmëri me vendimin për shpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, unë si kryetar i Kuvendit, në bazë të kornizave kushtetuese, kam vendosur që vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ta nënshkruaj më 15 prill 2016, ndërkaq zgjedhjet të mbahen më 5 qershor 2015, me një qëllim të vetëm, sigurimin e kushteve për zgjedhje fer dhe demokratike. Me këtë rast, dua të apeloj deri te të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që ta japin kontributin e tyre që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të kalojnë në atmosferë demokratike dhe fer, me çka edhe njëherë të konfirmojmë se i respektojmë dhe i ndajmë vlerat evropiane”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Veljanovskit.

Përndryshe dje në mesnatë, Veljanovski e ka shpërbërë Kuvendin dhe i ka falënderuar deputetët për punën e deritanishme. Pas kësaj, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, mbajti konferencë për shtyp dhe tha se LSDM nuk do të merr pjesë në “zgjedhjet kriminale”. /Portalb

LEXO: Shpërbëhet Kuvendi, zgjedhje më 5 qershor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button