KSHZ pritet të vazhdojë me pastrimin e Listës Zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot pritet të vazhdojë me seancën për pastrimin e Listës Zgjedhore. Ashtu siç kanë informuar nga KSHZ, ata ende nuk i kanë marrë të dhënat nga KSHZ, megjithatë edhe pritet të vazhdojnë me punën e rregullt për kontroll të plotë të votuesve të dyshimtë, njofton Portalb.

Mbrëmë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka paralajmëruar se do të ketë takim me anëtarët e KSHZ-së nga ajo parti, dhe do të sjellin vendin se a do të tërhiqen edhe ata nga KSHZ, sikur ministrat dhe zv/ministrat plotësues.

Dje me tetë vota “për” dhe asnjë “kundër”, KSHZ e ka votuar raportin për përpunimin e deritanishëm të të dhënave të votuesve të dyshimtë të përfshirë në kontrollin e kryqëzuar dhe në terren.

Ashtu siç kanë njoftuar nga atje, nga 87.128 persona të cilët kanë qenë të kontrolluar në terren, 37.435 persona nuk janë gjetur në shtëpi. KSHZ ka kërkuar që nga Lista Zgjedhore të fshihen rreth 4000 persona, për të cilët sipas evidentimit të MPB-së dhe evidentimit amë është konstatuar se personat në fjalë janë të vdekur. /Portab

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button