Mutant prej tekstit gazetaresk

 [Recension: Bejli: Tani është koha më e mirë për ta zgjidhur çështjen e emrit!]

Përsëri përzihen tenxheret. Duhet mbajtur mend: në tenxheret për qumësht nuk futet verë. Sipas kësaj, në formati e raportit nuk vendosen komente. Aq më pak komente të stilit “frankeshtajn”. Kjo nuk u ngjan asgjëje!

Njëra nga rregullat themelore të gazetarisë është një ngjarje – një raport! Në raport mund t paralajmërohet ndonjë temë sekondare ose temë tjetër, mirëpo aj është temë për ndonjë raport, storje, koment tjetër… Çkado që të jetë, varësisht nga vendimi i gazetarit se redaktorit, ose nga vetë përmbajtja që e kërkon formën më të përshtatshme. 

Domethënë, ne, në fakt, nga ky tekst, si raport nga një ngjarje, duhet (duheshte) të marri informatë për porositë dhe pikat më të rëndësishme nga ajo ngjarje. Në vend të kësaj, çka fituam? Çka lexojmë nëse nisemi nga mbitutulli i artikullit:

“Аnalistët paralajmërojnë – Përzhina, kriza politike dhe ajo e refugjatëve janë etapa në skenarin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë?!”

Kur ballafaqoheni me një mbititull të këtillë, i cili sipas librave të gazetarisë e paralajmëron kornizën e gjerë të storjes, menjëherë u bëhet e qartë se nuk do të ketë asgjë nga raporti për ngjarjen.

Aq më tepër, titulli, i cili, duhet të nxiret nga porosia kryesore e ngjarjes, e kompleton qëllim e kornizës për të sugjeruar përshtypje se zgjidhja e emrit është pjesë e ndonjë skenari.

04062016-Vecer-BejliLinku deri te artikulli origjinal: Bejli: Tani është koha më e mirë për ta zgjidhur çështjen e emrit!

Data dhe koha e publikimit: 04.04.2016 – 17:30

Data e recensionit: 06.04.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

KIRURGJI FRANKESHTAJNI

Mirëpo, rendi është rend e rregullat – rregulla. Nëse nuk respektohen, dhe nëse nuk jenë të shkathtë të kirurgjinë e Frankeshtajnit e cila nga copa të vdekura duhet të bëjë organizëm të gjallë, atëher fitoni mutant nga teksti gazetaresk.

Vetë teksti i zbulon prerjet jo të shkathta dhe penjtë me të cilët është qepur ky “Frankeshtajn” prej tekstit gazetaresk.

Pse? Për shkak se në të gjitha deklaratat dhe parafrazimet e përmendura askund nuk mund të lexoni se partnerët tanë të NATO-s na përgatisin “ndryshim të emrit” që nuk do të pranohet pa pëlqimin tonë, ose se aleatët përgatiten ta kapitulojnë dhe ta shkatërrojnë vendin tonë.

Ju lutem, çka duhet të porosisë ambasadori amerikan ose aleatët tanë tjerë të NATO-s në ngjarjen ku shënohet përvjetori i formimit të aleancës, përveç se të gjejmë “zgjidhje për emrin që është e pranueshme për të gjithë”, si problem me të cilin ballafaqohet Republika e Maqedonisë, qëllimi strategjik i së cilës është pikërisht kjo – të bëhet anëtare e NATO-s.

Аmbasadorët në këtë ngjarje vetëm e theksuan momentin në të cilin gjendet vendi, kur në proces janë reformat serioze, të shfrytëzohet vëmendja që i kushtohet Maqedonisë, që të zgjidhet edhe ky problem.

Të gjithë pa përjashtim e mbështetën vendin tonë aspiratat e saj për t’u bërë anëtare e NATO-s.

Mirëpo, në kornizën në të cilën është futur ky raport, gjithsesi ka pasur edhe ndonjë qëllim tjetër.

Kapak i këtij qëllimi është deklarata e ish-ambasadorit për kapitulimin dhe për shkatërrimin e Maqedonisë. Këtë me të vërtetë nuk do ta komentojmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button