Gruevski për “Di Pres”: Samaras luan kartën nacionaliste me emrin e Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në një intervistë për gazetën ditore të Vjenës “Di Pres”, ka theksuar se kryeministri grek Andonis  Samar luan me kartën e nacionalizmit dhe se donë që të torpedoje  afrimin e Maqedonisë drejt BE-së.

“Ai është autor i problemeve, që nga viti 1991 së bashku me kryeministrin e atëhershëm Konstantin Micotakis. Këta të dy çështjen e emrit e nxorën në shesh, para tyre nuk kishte asnjë problem me emrin. Tërë karrierën e tij politike Samaras e ka ndërtuar me retorikën nacionaliste dhe konfliktin me Maqedoninë”, ka deklaruar Nikolla Gruevski në një intervistë për gazetën “Di Pres”.

Gruevski, thotë se kur Samaras ishte ministër i kulturës në vitin 2008, strategjinë greke e sqaroi në atë mënyrë që Athina patjetër të shtyjë çështjen e emrit deri sa Maqedonia të shpërbëhet dhe të absorbohet nga fqinjët e saj. 

Sipas Gruevskit, kryeministri grek, Samaras, përdor një fjalor tjetër, por qëndrimet e tij kanë mbetur të pandryshuara.

I pyetur nëse kjo do të thotë se nuk ka kompromis për emrin deri sa Samaras të jetë në pushtet? Gruevski është përgjigjur se në këtë rast Maqedonia duhet që t’i pranojë të gjitha qëndrimet e palës greke, që do të thotë se nuk është kompromis.

Lajme të ngjashme

Back to top button