45 personat më të kërkuar në Europë, mes tyre edhe një shqiptar

Europol ka publikuar së fundmi listën me 45 personat më të kërkuar në Europë, ku mes tyre është edhe një shqiptar, njofton TCH.

Lista nis me Matteo Messina Denaro, kreu i “Cosa Nostra”, i cili është në arrati që prej vitit 1993. Ai akuzohet për bashkëpunim me mafian, vrasje, shkatërrim prone, posedim dhe mbajtje të lëndëve plasëse, si dhe për vjedhje.

Shqiptari në këtë listë është shtetasi Himë Lufaj, 32 vjeç, mbi të cilin rëndojnë akuzat për vrasje, plagosje të rëndë dhe grabitje me armë. Për dhënien e informacioneve mbi Lufajn jepet edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button