Top dhjetë “parajsat fiskale” në botë, lista

Zbulimi i mbi 11 milionë dokumenteve të kompanisë së Panamasë “Mosak Fonseka” e aktualizon tregimin për “parajsë fiskale ” nëpër botë në të cilin të fuqishmit dhe të pasurit i fshehin paratë e tyre.

Zbulimi i dokumenteve të fshehta të kompanisë nga Panamaja tregon si kjo firmë e avokatisë 40 vite të plota iu ka ndihmuar klientëve të pastrojnë para dhe të shmangin pagesë të tatimit.

Analizat e fundit për informacione nga 210.000 kompani tregojnë se “Mosak Fonseka” ka bashkëpunuar dhe ka themeluar ofshor firma edhe në rrugët të cilat ishin nën sanksionet ndërkombëtare.

Një ngaj “parajsat fiskale” të popullarizuara janë Ishujt e Virgjër britanike ku janë regjistruar 113.000 ofshor kompani, në vendin e dytë është Panamaja me 48.000 kompani, ndërsa në vendin e tretë janë Bahamet me rreth 16.000 kompani.

Ekspertët theksojnë se puna përmes ofshor kompanive tërësisht është legalizuar, por se shpesh të pasurit e shfrytëzojnë këtë strukturë për t’i fshehur pronarët dhe pronën e vërtetë , për të zbatuar transaksion sekret të parave, të shmangin pagesën e tatimit dhe të pastrojnë para.

Veçanërisht problematike është ajo që është e vështirë të konfirmohet se kush janë pronarët e atyre kompanive, sepse ata fshihen pas agjentit i cili e ka themeluar firmën.

Firma e avokatisë “Mosak Fonseka” nga Panamaja është një ndër agjencitë më të mëdha për krijimin e formave fiktive dhe ka më shumë se 30 filiale nëpër botë.

Dhjetë  “parajsa fiskale” të popullarizuara  janë:

1.  Ishujt e Virgjëra britanike (numri i kompanive 113.649)
2. Panamaja (numri i kompanive 48.360)
3. Bahami (numri i kompanive 15.915)
4. Sejsheli (numri i kompanive 15.182)
5. Niue (numri i kompanive 9.611)
6. Samoa (numri i kompanive 5.307)
7. Anguila (numri i kompanive 3.253)
8. Navada (numri i kompanive 1.260)
9. Hong Kong (numri i kompanive 452)
10. Britania e Madhe (numri i kompanive 148).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button