Basha: Rama të vendosë, me krimin apo me reformën?

Grupi parlamentar i Partisë Demorkatike nuk ka marrë një vendim përfundimtar, nëse do të lejojë zhvillimin e një seance normale të enjten.

Në shqyrtim janë nismat e rrëzuara në komisione për hetimin parlamentar dhe ligjin e dekriminalizimit. Por, çështja për të cilën presin zhvillime, edhe për shkak të bisedimeve me ambasadorin amerikan, është ajo e mandateve për dy deputetët e shumicës.

“E nesërmja është një rast tjetër për t’i dhënë fund këtij dhunimi kaq të hapur e kaq flagrant të rendit kushtetues, si dhe për të rikthyer vendin, të paktën formalisht, në kushtet e kushtetutshmërisë dhe jo në kushtet e xhunglës. Respektimi i Kushtetutës do të thotë të respektosh bashkekzistencën qytetare”, tha Basha.

Për një përmase të munguar të civilizimit foli një javë më parë edhe kryeministri Edi Rama, kur ftoi në dialog Lulzim Bashën. Por, në qëndrimin e opozitës nuk ka ndryshuar asgjë. Rinisja e dialogut të ndërprerë për Reformën në Drejtësi varet – siç thotë kreu i demokratëve, – nga respektimi i Kushtetutës.

“Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj beteje. Në kushtet kur rendi kushtetues është dhunuar, në kushtet kur ky dhunim bëhet për të mbrojtur dy personat e akuzuar për korrupsion, mazhoranca është e vetëdiskredituar. Edi Rama është i vetëdiskredituar si avokat i korrupsionit, si avokat i krimit. Dhe sigurisht që duhet të zgjedhë, o avokat i krimit dhe i korrupsionit, ose reformator i drejtësisë”, deklaroi Basha, njofton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button