Gjermani, ja çfarë bëjnë shokët e klasës për shqiptarin

Një nxënës shqiptar në Berlin, Glendis Demiri, duhet të deportohet nga Gjermania bashkë me familjen e tij. Por klasa e tij duket e vendosur për ta mbajtur në Gjermani.

Një shtyrje për nxënësin Glendis Demiri, 14 vjeç, dhe familjen e tij.

Nxënësi shqiptar duhej të deportohej më 31 mars. Por shokët e klasës së tij po luftojnë për të dhe kanë nisur një peticion.

45 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin dhe tashmë autoritetet kanë vendosur të shtyjnë deportimin.

Shokët e klasës tani kanë katër javë kohë për të argumentuar qëndrimin e tij në Gjermani.

Glendis vuan nga një sëmundje e syrit dhe duhet të trajtohet në Gjermani.

Mësuesja e tij, Fanny Jeschke, 28 vjeç, thotë: “Në Shqipëri kjo nuk është e mundur. Ne shpresojmë tani që familja të lejohet të qëndrojë në Berlin për shkaqe humanitare”.

Që prej fillimit të vitit shkollor, Glendis shkon në gjimnazin “Lichtenberger Manfred-von-Ardenne”.

“Glendis është shumë i dashur për ne. Ai ka gjetur miq këtu në klasë dhe ne e perceptojmë atë si shembullin kryesor të integrimit të suksesshëm,” thotë mësuesja e tij./BZ

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button