iPhone SE është aq i fuqishëm sa iPhone 6S, por jo aq i durueshëm (VIDEO)

Kur bëhet fjalë për cilësi për çmim, jo shumë telefona qëndrojnë pranë iPhone SE të lëshuar së fundmi. Në pothuajse çdo kategori, ai është po aq i fuqishëm sa iPhone 6s. Por është vetëm një zonë ku ai nuk konkurron dot me iPhone 6s.

Në raundet e fundit të testimit, Square Trade përcaktoi se iPhone SE është më pak i durueshëm se iPhone 6s dhe shumë pak më shumë i durueshëm se iPhone 6s Plus. Ju mund të shikoni disa nga testet ne këtë video:

iPhone SE humbi ndaj iPhone 6s në pothuajse çdo kategori, që nga testi i ujit deri te rrëzimi në qoshe te përkulja. Dukshëm, nëse ju po kërkoni për një telefon që mund të durojë kushtet e vështira të jetës, iPhone nuk do të jetë kurrë zgjedhja juaj e parë, por iPhone SE duhet të jetë edhe më në fund të listës.

“iPhone 6s provoi se telefonat më të hollë dhe më të mëdhenj nuk janë domosdomërisht më pak të durueshëm se telefonat më kompakt si iPhone SE,” tha Aileen Abaya, drejtoresha e komunikimit te Square Trade. “Megjithatë, është  e rëndësishme të kujtojmë që asnjë telefon nuk është perfekt. Pavarësisht përmasës dhe peshës së telefonit, rrëzimet aksidentale- veçanërisht në një trotuar- mund të shkaktojnë dëmtime.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button