Gazetar dhe fallxhor që deshifron “kode” të personave publik

[Recension: Zhurnal deshifron “Kodin” e fshehtë të Jankullovskës]

Në mediat e Maqedonisë, pavarësisht se në cilën rubrikë, në cilën kohë, në cilën temë dhe në cilin kontekst, po shkruhet gjithçka për gjithçka. I tillë është edhe ky shembull, ku në rubrikën e informimit është tentuar të bëhet analizë semiotike e postimeve në Fejsbuk të një figure politike siç është ish-ministrja e brendshme Gordana Jankulloska.

Zhurnal deshifron “Kodin e fshehtë të JankullovskësLinku deri te artikulli origjinal: Zhurnal deshifron “Kodin” e fshehtë të Jankullovskës

Data dhe koha e publikimit: 24.03.2016

Data e recensionit: 05.04.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Po të kishte qenë analiza lidhur me veprimet e saja politike, lidhur me porositë që i jep nëpër mitingje, gjuhën e trupit, deklaratatat për media, ndoshta përmbajtja do të ishte më pak e “dhimbshme”. Por, bërja e gjykimeve të tilla vetëm në bazë të një postimi në rrjetin social, nuk është e d
rejtë dhe profesionale.

“Qëndrimi negativ i Jankullovskës ndaj faktorit ndërkombëtar shprehet edhe përmes fotografive që ajo poston në faqet e saja në rrjetet sociale. Sot ajo në profilin e saj zyrtar të fejsbukut  ka postuar posterin e filmit “Black Hawk Down”. Përndryshe në film bëhet fjalë për rezistencën fanatike të një shteti kundër forcave ajrore amerikane, gjegjësit të helikopterit të rrëxuar nga regjimi i këtij shteti”

Teksti më tej shpjegon filmin, i cili gjoja se ka lidhshmëri me idenë e ish-ministres për rezistencë ndaj faktorit ndërkombëtar, pa vrarë mendjen se me këto vlerësime mund të shkaktojë probleme të panevojshme me përmbajtjen dhe karakterin e saj informues.

“Në bazë të hulumtimit të këtij postimi të Jankullovskës, Zhurnal supozon se përmes kësaj fotografie ajo helikopterin e rrëzuar e krahason me përpjekjet e ndërkombëtarëve në Maqedoni, ku përzierja e tyre në një shtet siç është Maqedonia do të rezultonte me një fatkeqësi siç e pësoi “Black Hawk Down””

Në asnjë sekondë, nuk është bërë vlerësimi nëse gazetari është kompetent apo i thirrur për të bërë këtë lloj analizash në këtë rubrikë, pasi që lexuesit kur shtypin sustën për rubrikat e informimit, duan të lexpojnë lajme e jo spekulime dhe supozime. Mund të jetë thjeshtë një apasionim pas filmit, që jo domosdoshmërisht duhet të ketë lidhje me gjendjen aktuale në shtet. Por, edhe po të ketë, duhet ndarë lajmi nga supozimi e vlerësimi individual. Fundja, puna e gazetarit gjatë dhënies së informatave është të jetë transmetues, e jo komentues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button