Nga Lista Zgjedhore do të pastrohen rreth 4.000 persona të vdekur (VIDEO)

Kontrolli në terren i rreth 90.000 votuesve të dyshimtë është i përfunduar në 90% të rasteve, raporton Portalb.

Në pjesën e parë të seancës është prezantuar raporti për të dhënat nga kontrolli i kryqëzuar i Listës Zgjedhore. KSHZ, ka kërkuar që të fshihen nga lista zgjedhore rreth 4.000 persona, për të cilët sipas evidentimit në MPB dhe evidentimit amë është konstatuar se janë të vdekur.

Nga MPB, ende nuk kanë përfunduar me përpunimin e të dhënave për më shumë se 100.000 persona të cilët janë paraqitur si votues të dyshimtë në kontrollin e kryqëzuar.

Nga 71.793 të dhënat të identifikuara si votues të dyshimtë në Listën Zgjedhore që kanë qenë të dërguara për kontroll në MPB, për 68.965 është konstatuar se posedojnë dokumente udhëtimi – pasaporta. Nga këto 68.965 te 24.413 është konstatuar se kanë pasaportë me adresë të Maqedonisë, por nuk kanë letërnjoftim, edhe pse letërnjoftimi është bazë për adresë jetese, mëson NOVATV nga burime në MPB, transmeton Portalb. Gjithashtu, jo-zyrtarisht mësohet se dallim nga 24.413 deri në 68.965 ende është në fazën e kontrollit. Sepse është punë e madhe dhe e komplikuar, vlerësimet thonë se më së shpejti kontrolli dhe vërtetimi mund të bëhet minimum 2-3 muaj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button