Festim Halili mori postin e zëvendëskryeministrit për implemenimin e MO-së

Festim Halili sot zyrtarisht e mori detyrën e zëvendëskryeministrit i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit nga zëvendëskryeministri i deritanishëm Musa Xhaferri.

Në këtë rast, Xhaferri e njoftoi zëvendëskryeministrin e ri me funksionimin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, rreth angazhimeve që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij dokumenti paqësor si dhe me angazhimet tjera, njoftojnë nga sekretariati.

“Prioritet do të ketë vazhdimin e zbatimit të MO-së sepse kjo marrëveshje historike është e një rëndësie të madhe për vendin në krijimin e një shoqërie shumë etnike që na shpie drejt integrimeve euro-atlantike.” tha Halili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button