Tahiri sqaron se çfarë do të ndodhë me bllokadën ndaj Serbisë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se masa e reciprocitetit me Serbinë për qarkullimin e naftës dhe gazit, do të vazhdojnë deri sa ky shtet të njohë certifikatat e Kosovës.
Ajo në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ka folur edhe për mospajtimet që kanë pasur me palën serbe gjatë këtij takimi.

“Pas negociatave të vështira që i kemi pasur nuk ka pasur rezultate. Pala serbe është arsyetuar me faktin se Kosova nuk është anëtare e konventës së certifikatave të ADR-së dhe anëtare e OKB-së, mirëpo argumenti ynë ishte që Kosova ka me shumë shtete njohje të këtyre certifikatave dhe këto argumente nuk janë të qëndrueshme, dhe pas shumë përpjekjeve nuk pati rezultati. Qëndrimi jonë është që derisa të mos ketë njohje të certifikatave ne do t’i mbajmë masat e reciprocitetit”, ka bërë të ditur Tahiri.

Ministrja Tahiri, ka shtuar se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, gjatë gjithë procesit të bisedimeve janë angazhuar që pala serbe të bindet dhe të arrihet marrëveshja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button