A ka lidhje gjumi me shëndetin dhe depresionin?

Personat që zgjohen më herët janë më të dobët, më të lumtur dhe më të shëndetshëm se ata që zgjohen më vonë gjatë ditës. Studiuesit anglezë të Universitetit “Roehampton” kanë testuar rreth 1100 meshkuj dhe femra për shprehitë e tyre të shëndetit dhe gjumit.

Rreth 13 për qind e të testuarve ishin persona që zgjoheshin herët. Ky ves, duke u zgjuar para orës 7 në mëngjes gjatë javës i ndihmonte të mos ndjenin nevojën për të qëndruar gjatë në shtrat në fundjavë.

Rasti më i keq janë njerëzit që qëndrojnë zgjuar deri vonë, pasi kjo gjendje u ndikon keq në shëndetin dhe lumturinë e tyre. Njerëzit e natës që ngrihen nga shtrati pak para orës 9 prej së hënës deri të premten dhe flenë gjatë të shtunave dhe të dielave, përbënin 6 për qind.

Ndërsa pjesa tjetër prej 81 për qind përfshinte njerëzit në mes të këtyre dy situatave. Studiuesit kanë zbuluar që njerëzit që zgjohen herët, kanë shenjat më të pakta të depresionit dhe ankthit.

Ata po ashtu kishin më shumë gjasa për të ngrënë mëngjes diçka është lidhur me të qenët të dobët, shkruan shekulli. “Këto efekte të vogla në disa profesione dhe situata kanë avantazhe të qarta.”, tha hulumtuesi, Dr Jörge Huber. “Nëse jeni person i mbrëmjes, nuk do të thotë që domosdoshmërish të jeni person i mjerë, por ka një ndryshim”, ka shtuar ai. Ai nuk është i sigurt për shkakun, por mund të jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button