Mustafa: Prioritet i yni hapja e vendeve të punës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa  në vizitën në vizitën e tij në Drelaj me rastin e përurimit të aneksit të fabrikës së djathit Rugove ka vlerësuar lartë këtë investim . Ai tha se do të kemi djathë Rugove  edhe në vendet evropiane gjithashtu  do të hapën vende të reja pune, dhe ky do të jetë prioriteti i yni, njofton Klan Kosova.

Samuel Zbogar shef i zyrës së BE-së në Kosovë pjesëmarrës në këtë ceremoni ka thënë se  kjo fabrikë i ka shfrytëzuar maksimalisht fondet dhe punojnë  me kushtet evropiane.

Ky projekt është fituar nga grandi rural i Bashkimit Evropian me vlerë 38700  euro për sektorin e qumështit,  me këtë është ndërtuar një aneks i fabrikës për punëtorë të rinj.

Kurse, Visar Kelmendi themeluesi i fabrikës “Rugove SHPK” tha se shembulli i Rugovës dhe fabrikave në këtë rajon tregojnë  që është e mundur të punohet dhe zhvillohet prodhimtari a në Kosovë si dhe ka kërkuar  nga  kryeministri të zhvillojë infrastrukturën ligjore sidomos pas hyrjes në fuqi të MSA-së, që ta kenë më lehtë eksportimin e produkteve për në tregun e BE-së, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button