Tuna me Getin apo Cozmanin?

Përgjatë gjithë verës kënga e saj në duet me Cozman, ishte ajo që u dëgjua më shumë në secilën ndejë e radio.

Dhe duket se kjo është një arsye më shumë që këngëtarja nga Maqedonia ka nisur angazhimin e saj rreth realizimit të një kënge tjetër.

Se do të vijë shpejt me një tjetër projekt e ka pohuar vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka publikuar një foto në të cilën shihet ajo, Getoar Selimi e Cozman.

Ndonëse ajo nuk ka treguar se me cilin nga djemtë do ta këndojë këngën e radhës, menaxheri i Getit pat pohuar kohë më parë për Tribuna, se këngëtari që ai ka nën menaxhim dhe Tuna janë duke punuar rreth një kënge, e cila nuk dihet me saktësi se kur do të publikohet.

Se a do të jetë kënga me të parin e ‘Babastars’ apo Tuna ka në plan një tjetër duet me të dashurin, mbetet të shihet.

Lajme të ngjashme

Back to top button