Messi i quan ‘shpifëse dhe false’ akuzat e Panama Papers

Emri i yllit të futbollit Lionel Messi, është përmendur në publikimet që lidhin njerëz të famshëm të botës me fshehjen e parave nga ‘Panama Papers’, por përmes një njoftimi argjentinasi ka hedhur poshtë akuzat.

Familja e futbollistit më të mirë në botë ka hedhur poshtë akuzat e bëra pas publikimit të “Panama Papers” duke i quajtur ato “false dhe shpifëse”.

Raportet e medieve të ndryshme e kanë lidhur Messin me shërbimet ‘Offshore’ që ka për qëllim fshehjen e parave, por në një deklaratë të lëshuar të hënën, familja Messi ka thënë se ata janë duke konsideruar veprime ligjore kundër “medieve të cilat e kanë publikuar këtë lajm”.

“Në reagim të lajmit të lëshuar nga medie të ndryshme në të cilën Lionel Messi është përgjegjës për formimin e një kompanie me qëllim të ‘vënë në vend një rrjet të ri të mashtrimit tatimor’, familja Messi dëshiron të bëjë të qartë se Lionel Messi nuk ka kryer ndonjë nga këto veprime që ai është i akuzuar, këto akuza janë të rreme dhe shpifëse”, thuhet në reagimin e Messit.

Të dielën, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtive në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.

11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët.

Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll.

Ky po konsiderohet si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga gazetarët. /Insajderi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button