Biznesmeni i “Panama Papers” Ismail Mulleti, bëri kontrabandën e naftës me PD në ’94

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, shkruan në Facebook se biznesmeni Ismail Mulleti, i cili sipas tij thërritej Il Mulleti, ka bërë kontrabandën e naftës me ish Jugosllavinë, gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë.

Postimi i plotë në Facebook

“Po lexoja lajmet mbi skandalin financiar të “Panama Papers” dhe më bëri përshtypje një emër i njohur për mua, por edhe për politikanët e PD, që nga vitet e sundimit të parë 92-97.
E kam fjalën për Ismail Mulletin apo siç thërritet ndryshe Il Mulleti. Ky person ka qenë një mik i ngushtë i Tritan shehut dhe më vonë i Berishës… Në kohën e kontrabandës së naftës me Serbinë gjatë luftës së Bosnjes, ka luajtur rol kyç në këtë kontrabandë duke qenë ortaku i Tritan Shehut në firmën e PD. “Shqiponja” që ka qenë përgjegjëse dhe ka kryer këtë kontrabandë me bekimin dhe dijeninë e vetë marshallit…Dua të shtoj se vëllai i Il Mulletit së bashku me Anton Gjergjin janë dy personat që vunë bombën tek Vefa me dijenin dhe urdhër de SHIK-ut. Të bën përshtypje fakti qe ky person ka fituar tenderin e ngjyrosjes se karburanteve ,vetem pak dite para se marshalli te dorëzonte pushtetin te kuqeve siç i quan ai,dhe per çudi keta te kuqet e ‘e ndershëm’ qe erdhën ne pushtet me premtimin se do te luftonin korrupsionin dhe anullonin te gjitha aferat dhe tenderët korruptive të qeverise se mëparshme, vazhdojne te shijojnë paratë qe vijne nga keta tendera korruptive, duke i shtuar edhe te tjere ..ketu duhet ta kerkojme ne si popull se perse Nuk po behet reforma ne drejtesi por vetem loje fjalesh, dhe akuza fallco nga te dy krahet politike jo e lagu se lagu ..rrënjët e kësaj mafie politike qe na drejton per 25 vite me radhe jane kaq te thella e te mpleksura me njera tjetren,se asnjë reforme apo rotacion politik nuk mund ti shkule apo nxjerr ne shesh ato..duhet nje përmbysje e madhe qe te pastroje njehere e mire politiken mafioze te tiranes qe si vampire te pangopur me gjakun e ketij populli. Nuk njohin as ligj as drejtësi por vetem para…I takon popullit ta thotë fjalen e vet dhe jo te shesi voten ….

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button