Stefanoviç: Në Kosovë nuk kemi kapacitet të plotë operacional për veprim

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha sot se Ministria e Brendshme e Serbisë është e gatshme të “ofrojë ndihmë për forcat e policisë krahinore në Kosovë dhe se atje bëjnë gjithçka për të pasur siguri absolute në të gjithë vendin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Stefanovic qëndroi në Banja Llukë, ku ishte për shënimin e Ditës së policisë të Republikës Sërpska, kur u pyet nëse frikësohet për incidente të reja në veri të Kosovës në pjesët ku jetojnë serbët, tha se shpreson “që kjo më nuk do të ndodhë”.

“Gjithmonë duhet të shqetësoheni kur ka situata të tilla të krizës, por ne si Republika e Serbisë përpiqemi të kontribuojmë në stabilitetin absolut në të gjithë territorin, edhe pse është reale që ne në Kosovë nuk kami kapacite të plota operacionale për veprim”, ka thënë Stefanoviç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button