E vetmja gjë që nuk duhet të bësh kurrë sa herë blen veshje

Shopping-u online është një nga mënyrat më të shpejta dhe më komode të ditëve tona. Shumë prej vajzave e praktikojnë dhe mbeten të kënaqura nga produktet, por edhe shumë të tjera janë zhgënjyer pasi kanë parë artikujt që kanë ardhur. E keqja më e madhe e këtij lloj shopping-u është mungesa e provës.

Askush nuk e di se sa mund të përshtatet veshja në trup, me gjithë masat që përmenden aty dhe megjithëse imazhet ofrohen në disa variante. Kjo është veçanërisht e vështirë për veshjet intime si reçipetat, për të cilat masa është e vështirë të përcaktohet.

Ka diçka që nuk duhet ta bësh kurrë sa herë që blen artikuj online.

Meqenëse veshjet nuk mundesh t’i prekësh nga afër dhe as t’i provosh, nuk e përcakton dot 100 për qind çka mund të të përshtatet në trup, kështu që asnjëherë mos zgjidh një masë fikse (vetëm S, M apo L), por kontrollo për masat e ndërmjetme sipas fizikut tënd. Kjo për një arsye fare të thjeshtë: mund të ndodhë shpesh që masa jote të rri e vogël ose e madhe, ndaj për të pasur më shumë hapësirë, kontrollo masat midis.

Kur bëhet fjalë për veshjet intime, kjo metodë është shumë e rëndësishme, sepse gjëja më e rëndësishme për to është të përshtaten me trupin. Sigurisht, mund të shohësh  edhe mënyrën si duken në imazhe të ndryshme, ose se si përshtaten me modelin që kanë, por ti nuk je modeli, kështu që në këtë rast zgjidh të paktën dy masa që mund të të përshtaten dhe të rrinë më mirë.

Një tjetër rekomandim në rastin e blerjeve online është edhe të fokusohesh në faqet që jo vetëm ofrojnë produkte me çmime të lira, por në të njëjtën kohë të japin mundësinë që nëse masa nuk është e duhura, mund të të kthehet pagesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button