Kroacia kërcënon se do ta bllokojë integrimin e Serbisë në BE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se deklaratat e zyrtarëve kroatë janë absurde dhe se mund ta bllokojnë hapjen e kapitullit në rrugën e Serbisë drejt BE-së.

Përveç kësaj, Daçiq në lidhje me deklaratën e kolegut të tij, Miro Kovaq për kufirin, tha se Zagrebi duhet së pari të zgjidh problemet e saj kufitare që ka me Sllovenin dhe Bosnjën dhe Hercegovinën e më pas të merret me Serbinë.

“Kroacia që disa vite ka dëshirë të sqaroj pozicionin e saj, dhe këtë gjë nuk ka mund të rregulloj në marrëdhëniet dypalëshe. Mirëpo, Kroacia nuk do të rrezikojë marrëdhëniet e saj me serbët dhe kjo nuk do të ngadalësojë integrimin evropian të Serbisë”, ka thënë Daçiq.

Megjithatë, Daçiq u shpreh, se marrëdhëniet e Serbinë me Kroacinë përdoren si mekanizëm për luftën e brendshme politike dhe mesazhe të tilla nga atje sigurisht nuk kontribuojnë në progresin e marrëdhënieve me fqinjët tanë.

“Ne jemi të gatshëm për zgjidhjen e problemeve me dialog, por ne nuk jemi gati për këtë lloj të shantazhit kroat, sidomos duke pasur parasysh se Kroacia është larg nga të qenit në gjendje për të ndarë mësimet në gjuhën serbe për pakicat kombëtare që jetojnë atje”, tha ai.

“Të gjitha këto janë kërcënime të pakuptimta kroate dhe unë jam i sigurt se nuk do të gjejnë ndonjë mbështetje nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për këtë që po bëjnë”, tha Daçiq.

Kroacia asnjëherë nuk do të jetë në gjendje të caktojë kushte për Serbinë, sepse ne nuk do e lejojmë.

“Nëse ata thonë, se duan të jetojnë në një marrëdhënie të mirë ne mund të ja ofrojmë, por në qoftë se ata nuk duan atëherë edhe ne nuk duam”, është shprehur ai.

Ministri i Punëve të Jashtme, tha se do të nisë punën për gjitha çështjet e pa zgjidhura dhe sipas tij e vetmja zgjidhje është dialogu.

“Nëse do t’i lejmë punët zvarrë atëherë mund të bëhet një problem shumë i thellë dhe nuk do të ketë zgjidhje të shpejt”, është shprehur Daçiq.

Ftohja e marrëdhenieve ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë e ka arritur pikën më të lartë pas lirimit nga Haga të ultranacionalistit serb, Vojisllav Sheshel dhe deklaratave të tij provokuese në drejtim të kroatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button