Si mos të lini mendimet e të tjerëve t’ju ndikojnë

Çdo njeri, është i zbuluar nga mendimi i të tjerëve, por jo të gjithë ndikohen njëlloj. Disa kanë arritur të zënë rrugët që opinionet e të tjerëve mos të hyjnë në mendjen dhe jetë e tyre, të tjerët nuk arrijnë ta bëjnë këtë. Ja disa mënyra që të arrini të mos shqetësoheni nga mendimet e tjetrit:

Përdoreni imagjinatën në mënyrë pozitive

Shpesh të tjerët interesohen  për punët tona më pak sesa ne mendojmë. Prandaj mos mendoni gjithmonë që ata janë duke të gjykuar. Ose, nëse kanë një mendim për ju, nuk është e thënë të jetë i keq. Ekziston mundësia që mendimet të jenë pozitive. Imagjino gjithmonë anën e mirë.

Mësoni të ruani qetësinë para mendimeve të tjerëve

Të mendosh gjithmonë çfarë do thonë të tjerët, të limiton. Duhet të mësoni ta injoroni këtë mendim.

Përvetësoni teknika qetësimi që të pastroni mendjen.

Jini vetvetja

Njeriu nga natyra mundohet të imitojë të tjerët. Ne imitojmë njerëz të tjerë për t’u ndier të pranuar në grup. Por kjo nuk është një rrugë suksesi sepse gjithmonë do jemi të pasigurt. Njerëzit duhet të jenë vetvetja dhe t’i gëzohen individualitetit të tyre që i bën autentik. Më e rëndësishmja është t’i pëlqejmë vetes.

Nuk është gjithçka siç duket

Ato që të tjerët mendojnë për ne, janë vetëm mendime. Në të njëjtën kohë, ajo që ne kujtojmë që ata mendojnë mund të mos jetë e vërteë. Dukja të gënjen. Dhe mendimet dhe përshtypjet e të tjerëve janë sipërfaqësore dhe u ngelet atyre të vendosin kur do ju gjykojnë duke parë në thellësi.  Pse duhet të shqetësohesh atëherë deri sa kjo të ndodhë?

Përqendrohuni te ajo që jeni duke bërë

Kur jemi të përqendruar në një bisedë që na ka apasionuar, nuk e vrasim mendjen çfarë mendojnë të tjerët për ne. Shijojmë momentin aq sa harrojmë të imagjionojmë gjëra negative që të tjerët mund të mendojnë në atë çast.

Për këtë arsye, duhet të sforcohemi të shijojmë çdo moment. Përqendrohuni te vetja, argëtohuni me ato që ju pëlqejnë, nisni biseda interesante dhe shprehini arguementet me pasion dhe respekt.

lamenteemeravigliosa.it

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button